Xhiro në Kosovë

XHIRO NË KOSOVË!

Kosovo Film Commission ofron informacione dhe ndërmjetëson mes producentëve dhe administratës publike, në mënyrë që të lehtësojë marrjen e lejeve për xhirim, duke shpejtuar procedurat dhe duke ulur kostot.
KFC organizon takime koordinuese për përgatitjen e xhirimeve dhe ofron vende të bukura për xhirim, nëpërmjet faqes së internetit, dhe orienton ekipin xhirues duke i lënë në dispozicion të eksplorimit të terrenit menaxherët e lokacioneve, të cilët janë njohës të mirë të terrenit kosovar.
Një objektiv me prioritet të madh për Kosovo Film Commission është fakti që garanton të njëjtat shërbime, por me një kosto shumë më të ulët se vendet e tjera europiane. Përmes Kosovo Film Commission, filmi finalizohet më lehtë dhe më shpejtë.
Ne ofrojmë të njëjtat shërbime, si për filmat kombëtarë, ashtu edhe për filmat ndërkombëtarë, me kualitet të lartë dhe me kosto të ulët.
Ne e thjeshtësojmë procesin e realizimit të xhirimeve, duke shfrytëzuar marrëveshjet që kemi arritur me institucionet për marrjen e lejeve për të gjitha vendet potenciale për xhirime në Kosovë.
Ne mbështesim regjisorët, aktorët dhe stafin teknik gjatë gjithë kohës së xhirimeve.
Për më shumë informacione rreth xhirimit në vendet e Kosovës, ju lutemi na kontaktoni.