Stafi ynë

Ag Apolloni (drejtor) është skenarist, dramaturg, prozator, kritik arti dhe profesor në Universitetin e Prishtinës. Ka diplomuar për Dramaturgji në Fakultetin e Arteve, si dhe për Letërsi shqipe në Fakultetin e Filologjisë, në Universitetin e Prishtinës, ku edhe ka doktoruar. Nga viti 2013 është kryeredaktor i revistës kulturore “Symbol”.

Orjela Stafasani (menaxher për media) ka kryer studimet për letërsi komparative dhe studimet master për Projektim dhe Menaxhim të Multimedias në Universitetin e Torinos (Itali). Tash vazhdon studimet e doktoratës dhe punon si pedagoge në Degën e Gazetarisë, në Universitetin e Prishtinës.

Aurita Agushi (drejtuese për audicione) është aktore e njohur kosovare. Ka kryer studimet për aktrim në Akademinë e Arteve, në Prishtinë. Përveç shumë shfaqjeve teatrale, ajo njihet edhe për rolet e saj në filmat që kanë pasur sukses ndërkombëtar: Kukumi, Agnus Dei, Babai, Tri dritare dhe një varje, Shoku etj.

Fatos Lajçi (fotograf dhe menaxher i lokacioneve) është regjisor dhe fotograf. Është një nga themeluesit e organizatës për mbrojtjen e mjedisit hapësinor “Era”. Vazhdon të jetë pjesë e kësaj organizate, e cila përveç rolit dhe kontributit të saj në ruajtjen e vlerave mjedisore, mirëpret edhe vizitorë të huaj, veçmas të organizatave me po të njëjtin qëllim. Ai është udhëzues në eksplorimet që bëjnë turistët e huaj, në regjionin e Rugovës.

Xhemajl Avdyli (producent) është producent i OM Production dhe botues. Ka kryer studimet Bachelor dhe Master në Degën e Letërsisë Shqipe, në Fakultetin e Filologjisë, në Universitetin e Prishtinës.

Sherif Luzha (koordinator) është kritik dhe përkthyes. Ka kryer studimet Bachelor dhe Master në Degën e Letërsisë shqipe dhe ka përkthyer librin “Koncepti i postmodernes” të Hans Bertens-it. Ka botuar një sërë shkrimesh kritike në gazeta dhe revista kulturore.

Valon Raka (menaxher i lokacioneve) është arsimtar i gjuhës angleze dhe tani vazhdon studimet postdiplomike në Letërsi Angleze, në Universitetin e Prishtinës. Ka përvoje të gjatë si përkthyes dhe mbi dy vite menaxher i kontraktuar i Ushtrisë Amerikane. Momentalisht është eksplorues i natyrës.

Sali Dashi (fotograf) është piktor dhe fotograf kosovar. Ai ka kryer studimet Bachelor dhe Master në Degën e Pikturës në Fakultetin e Arteve, në Universitetin e Prishtinës.