Rreth nesh

Kosovo Film Commission (KFC) është një ent që ka për qëllim t’i furnizojë prodhuesit audiovizualë kombëtarë dhe ndërkombëtarë me të gjitha informacionet rreth lokacioneve, shërbimeve teknike dhe profesionale të Kosovës. Projekti i KFC-së ka lindur si nevojë për të tërhequr produksionet kinematografike kombëtare dhe ndërkombëtare. Pra, qëllimi primar i këtij projekti është të promovojë industrinë filmike kosovare dhe Kosovën si lokacion të duhur për xhirim.
Si të gjitha organizatat e tilla në botë, edhe KFC është një organizatë joprofitabile, e cila ka lindur si mbështetje për kinemanë kombëtare dhe ndërkombëtare, specifikisht për prodhimet televizive, filmat, dokumentaret, reklamat, teatrin. KFC shërben si një interface mes administratës së komunave dhe industrisë kinematografike, në veçanti për marrjen e lejeve për xhirimin e filmave. Qëllimi i KFC-së është të ndihmojë shoqëritë e produksionit në kërkimin e vendeve të duhura për filmime dhe për shërbime të tjera në këtë sektor, si: lokacione, staf teknik, casting, akomodim, transport etj.
Qëllimi i KFC-së është të ofrojë të njëjtat produkte si cdo shtet tjetër, por më kosto shumë herë me të ulët.
Po ashtu, KFC mundëson promovimin e qyteteve të Kosovës nëpër botë si lokacione kinematografike dhe ndihmon në njohjen e kinematografisë kombëtare jashtë vendit.
Qendra e Kosovo Film Commission është në Prishtinë.