Retro

Histori e kinematografisë kosovare

Në Kosovë, në vitin 1900 hapet dyqani i parë fotografik në Gjakovë, kurse projeksioni i parë filmik shfaqet në një hambar të Pejës, më 1912, nga një kinematograf shëtitës, ndërsa nga vitin 1937 janë hapur shtatë kinema në qytete të ndryshme të Kosovës: Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Gjakovë dhe Pejë. Filmi i parë artistik kosovar në gjuhën shqipe është Uka i Bjeshkëve të Nemuna, i realizuar nga regjisori Miki Stamenkoviç, në vitin 1968. Disa nga filmat e realizuar nga produksioni shtetëror Kosovafilm dhe nga produksione të tjera kosovare, janë:

Babai Visar Morina 2015
Tri dritare dhe një varje Isa Qosja 2014
Kodi i jetës Ekrem Kryeziu 2012
Agnus Dei Agim Sopi 2012
Anatema Agim Sopi 2006
Etjet e Kosovës Sunaj Raça 2006
Kukumi Isa Qosja 2005
Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna Ekrem Kryeziu 1997
Viktimat e Tivarit Ekrem Kryeziu 1996
Rojet e mjegullës Isa Qosja 1988
Pikniku Emin Halili 1986
Proka Isa Qosja 1984
Njeriu prej dheu Agim Sopi 1984
Lepuri me pesë këmbë Ismail Ymeri 1982