Regjisorët

Regjisorët

Agim Sopi (1956) është regjisor dhe skenarist. Ka kryer studimet për regji filmi në Akademinë e Arteve, në Kroaci. Përveç filmave dokumentarë dhe dramave televizive, ka realizuar edhe filmat artistikë: Pelerina, Njeriu prej dheu, Vjeshta e trëndafilave, Anatema dhe Agnus Dei.

Ben Apolloni (1980) është regjisor dhe skenarist. Ka kryer studimet Bachelor për regji teatri dhe Master në regji filmi, në Fakultetin e Arteve, në Universitetin e Prishtinës. Ka realizuar filmat e shkurtër: Tuneli, Kati V dhe Burri.

Besim Ugzmajli (1986) është regjisor, skenarist dhe producent. Ka kryer studimet për regji në Fakultetin e Arteve, në Universitetin e Prishtinës. Ka realizuar filmat e shkurtër: Gruaja në të zeza, Për ditëlindje, The eaters etj.

Ekrem Kryeziu (1943) është regjisor, skenarist dhe producent. Ka punuar si profesor i dramaturgjisë në Fakultetin e Arteve, në Universitetin e Prishtinës. Ka realizuar rreth tridhjetë filma, ndër të cilët më të njohurit janë: Kur pranvera vonohet, Gjurmët e bardha, Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna etj.

Ilirjan Himaj (1985), skenarist dhe regjisor, ka kryer studimet (BA & MA) për Pikturë dhe për Regji filmi në Fakultetin e Arteve, Prishtinë. Ka realizuar filmat e shkurtër: Matanë Lumit, In memoriam, Mulliri, Njëri nga ata, Marihuana republic, Memory etj. Tani është duke punuar filmin e metrazhit të gjatë, Karuseli, bazuar në romanin e Fatos Kongolit.

Isa Qosja (1949) është regjisor kosovar. Ka qenë profesor i regjisë së filmit në Fakultetin e Arteve, në Universitetin e Prishtinës. Përveç filmave dokumentarë, ka xhiruar edhe filmat: Proka, Rojet e mjegullës, Kukumi dhe Tri dritare dhe një varje.

Sabri Pajaziti (1975) është regjisor dhe skenarist. Studimet Bachelor për regji teatri dhe Master për regji filmi i ka kryer në Fakultetin e Arteve, në Universitetin e Prishtinës. Ka realizuar filmat e shkurtër: Teshja, New Born, Skënderi etj.