Kosova, vend atraktiv për regjisorët e huaj

Kosova do të promovohet si vend atraktiv për regjisorët e huaj

2 Shkurt 2016 – 08:56

Prishtinë, 2 shkurt – Kosova është një lokacion i përshtatshëm për shesh xhirimi, dhe filmbërësit kosovarë kanë potencial për të bashkëpunuar me produksione ndërkombëtare kinematografike.

Këto janë veç dy prej atyre që një organizatë e themeluar rishtazi synon t’i promovojë. “Kosovo Film Commission”, është emri i organizatës, e para e këtij lloji e themeluar në Kosovë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Komisione të tilla filmi ekzistojnë në shumë vende të botës. Sipas të dhënave në internet, mbi 1 mijë të tilla janë aktive në mbi 100 shtete në gjithë botën, shumica prej të cilave ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Evropë dhe në Azi. Ato janë joprofitabile dhe shumica shërbejnë për të tërhequr dhe përkrahur produksionet filmike në vendin e tyre dhe përtej. Ndër më të njohurat në ShBA është “Association of Film Commissioners International” (AFCI) me bazë në Los Angeles.

Drejtor i “Kosovo Film Commission” është emëruar shkrimtari Ag Apolloni, i cili ka thënë se ideja për themelimin e këtij komisioni ka lindur duke parë mungesën e promovimit të vendit në këtë aspekt.

“‘Kosovo Film Commission’ ka lindur si nevojë për të paraqitur lokacionet e Kosovës si vende të përshtatshme për xhirim, për të ndihmuar dhe promovuar produktet kinematografike kosovare, si dhe për të tërhequr produksionet kinematografike ndërkombëtare”, ka thënë Apolloni, teksa ka shtuar se të gjitha shtetet e botës, përfshirë edhe shtetet fqinje, kanë komisione të tilla (më shumë, sot në “Kohën Ditore”).

Themelohet Kosovo Film Commission

Themelohet Kosovo Film Commission Bota Sot | 29.01.2016 17:39 Në Kosovë, para pak kohësh, nga një grup profesionistësh të artit […]

“KFC”, në mbështetje të kinematografisë

“Kosovo Film Commission”, në mbështetje të kinematografisë 13 Mars 2016 • 10:51 Ngjallja e jetës kinematografike dhe promovimi i Kosovës […]