Festivalet

AniBar,

AniBar International Animation Festival është festivalit i vetëm për film të animuar në Kosovë. AniBar Festival organizohet nga OJQ ‘Anibar Group’ dhe mbahet në muajin gusht në qytetin e Pejës. Qëllimi i festivalit është shfaqja e trendëve të fundit botërore në lëmin e filmit të animuar për publikun kosovar dhe krijimi i ambientit për autorët e rinj të cilët merren me krijimtarinë e filmave të animuar.
anibar.com

DokuFest,

DokuFest është festivali më i madh ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe filmit të shkurtër në Kosovë. Festivali zhvillohet në Prizren dhe është i njohur për atmosferën dhe entuziazmin që i sjell qytetit dhe banorëve të tij. Ekspozitat e fotografive dokumentare, debatet, kurset dhe muzika live janë gjithashtu pjesë e këtij festivali që zgjat nëntë ditë.
dokufest.com

PriFilmFest,

PriFilmFest është festival ndërkombëtar i filmit në Prishtinë. Në të marrin pjesë produksione të ndryshme filmash të mirënjohur ndërkombëtarisht. Është themeluar pas deklarimit të pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008. Edicioni i parë është mbajtur në vitin 2009, ku pati aktoren e famshme Vanessa Redgrave si nikoqire. Si pjesë e ngjarjes, fituesit marrin një statujë të quajtur Hyjnesha e Artë, e cila ëshë e bazuar në “Perëndeshën në fron”, një figurë terrakote nga periudha neolitike që u zbulua në Kosovë në vitin 1960, dhe u bë simbol i qytetit.
prifest.org