Aktorët

Aurita Agushi

Aurita Agushi ka kryer studimet për aktrim në Akademinë e Arteve, në Prishtinë. Përveç shumë shfaqjeve teatrale, ajo njihet edhe për rolet e saj në filmat që kanë pasur sukses ndërkombëtar: Kukumi, Agnus Dei, Babai, Tri dritare dhe një varje, Shoku etj.

Arben Bajgora

Arben Bajgora (1982) ka kryer studimet për aktrim në Akademinë e Arteve, në Prishtinë. Ka luajtur në disa filma artistikë të metrazhit të gjatë, si: 1244, Heroi, Besa, Plagët e dashurisë etj.

Anita Muriqi

Anita Muriqi (1976) ka përfunduar studimet për aktrim në Akademinë e Arteve, në Prishtinë. Ka luajtur në filmat: Ringjallja, Vjeshta e trëndafilave etj. Ka qenë producente e disa filmave dokumentarë dhe ka realizuar disa performanca për fëmijë.

Bekim Guri

Bekim Guri (1983), aktor dhe filmbërës, ka studiuar aktrimin në Akademinë e Arteve, në Tiranë. Ka luajtur në disa filma, si: Amnestia (2011), Nicht mein Tag (2014) etj., si dhe ka realizuar filmat e shkurtër: Mozart, Ghost, Routine, Heshtje etj.

Eshref Durmishi

Eshref Durmishi (1980) ka kryer studimet për aktrim në Fakultetin e Arteve, në Universitetin e Prishtinës. Suksesin ndërkombëtar e ka arritur me filmin Eduart (2006), një prodhim greko-gjerman, si dhe me filmin e shkurtër Shok (2015), që ishte i nominuar për çmimin Oscar.

Fitore Broqi

Fitore Broqi (1988) ka përfunduar studimet Master për Aktrim në film dhe teatër, në Universitetin e Prishtinës. Ka luajtur në disa filma të shkurtër, në TV seriale dhe ka qenë pjesë e disa reklamave televizive.

Florentina Ademi

Florentina Ademi (1987) ka kryer studimet Bachelor dhe Master për aktrim në Fakultetin e Arteve, në Universitetin e Prishtinës. Ka luajtur në filmat e metrazhit të gjatë: Rekrutimi, Tensioni i lartë, Gomarët e kufirit, Mesazhi dhe Kthimi.

Mevlan Saraçi

Mevlan Saraçi (1968) ka kryer studimet për aktrim në Fakultetin e Arteve, në Universitetin e Prishtinës. Ka luajtur në filmat: Vallja e çmendur, Qëndresa, Hijet e luftës, Qyteti pa lumë, Drejtësia, Ballkoni etj.

Osman Isa

Osman Isa (1981) ka kryer studimet për aktrim në Akademinë e Arteve, në Prishtinë. Ka luajtur në disa filma të shkurtër, si: Unë jam Besmir, Dorasi etj.

Selatin Ademi

Selatin Ademi (1973) ka kryer studimet Bachelor dhe Master për Aktrim, në Akademinë e Arteve, në Prishtinë. Ka luajtur në seriale televizive dhe në filma artistikë të metrazhit të gjatë, si: 1244, Gomarët e kufirit, Heroi, Tri dritare dhe një varje etj.

Vlora Nikçi

Vlora Nikçi (1982) ka kryer studimet Bachelor dhe Master për Aktrim, në Universitetin e Prishtinës. Ka luajtur në seriale televizive dhe në filma të shkurtër: Pandora, Sonata, Më fal, Ema!, Qyteti pa lumë etj.

Luan Jaha

Luan Jaha (1967) ka kryer studimet në Fakultetin e Arteve, në Prishtinë. Ai njihet për rolet në filmat që kanë korrur sukses ndërkombëtar, si: Kukumi, Koha e kometës, Der Albaner, Forgivnes of blood, Tri dritare dhe një varje etj.

Albulena Kryeziu

Albulena Kryeziu (1986) ka kryer studimet për aktrim në Fakultetin e Arteve, në Universitetin e Prishtinës. Ka luajtur në drama televizive, TV Seriale dhe në filma si: Anatema, Kolona, Darka, Sonata etj.

Avni Dalipi

Avni Dalipi ka kryer studimet për aktrim në Fakultetin e Arteve, në Universitetin e Prishtinës. Ka luajtur në filma te metrazhit të shkurtër dhe të gjatë: Vallja e çmendur, Vesa, Rruga pa kthim, Te pulat tona, Rekrutimi etj.

Naim Berisha

Naim Berisha (1984) ka kryer studimet Bachelor dhe Master për aktrim në Fakultetin e Arteve, në Universitetin e Prishtinës. Përveç skenareve dhe filmave që ka realizuar vetë, ka luajtur edhe në filmat: Hisja, Sytë, Dance with the moon, Lulet etj.

Fatmir Spahiu

Fatmir Spahiu (1981) ka kryer studimet Bachelor për aktrim dhe Master për regji filmi, në Fakultetin e Arteve, në Universitetin e Prishtinës. I njohur për rolet në teatër, në seriale televizive dhe në filma të metrazhit të shkurtër, ai ka luajtur edhe në filmat e metrazhit të gjatë si: Kukumi, Anatema, Engjëjt janë larg etj.